Një 56-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Shalës të Cërrikut. Policia e Elbasanit zbuloi se ngjarja ndodhi pas një grabitje në banesën e viktimës nga dy persona, të cilët janë arrestuar. Ata janë Naim dhe Ilir Çekrezi, përkatësisht 56 dhe 25 vjeç, babe e bir. 2 të arrestuarit pasi kanë vrarë shtetasin Bajram Shinkolla për të fshehur gjurmët, kanë inskenuar vendin e ngjarjes, duke e bërë të dukej si aksident. Nga autopsia, rezultoi se viktima ishte goditur me sende te forta. Pas kontrollit, uniformat blu zbuluan se atij i janë grabitur 250.000 leke dhe 1880 euro, të cilat ishin groposur nga autoret pranë një peme në ullishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *