E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Video · Kronikë

Vrasësit me dashje shënjestrohen nga “Forca e Ligjit” ( EMRAT)

OFL i ka dërguar këtë të martë kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasit, Eljon Hato, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”;

Eljon Hato nuk është një emër i panjohur për policinë dhe prokurorinë shqiptare. Shoku i Ervis Martinajt ndodhej në lokalin Monopol në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit 2018, kur mbeti I plagosur rëndë ndërsa humbi edhe shokun e tij Fabjol Gaxha.

Duke qënë se një plumb e kapi në shtyllën kurrizore, në shkurt 2019 ai u lirua nga burgu.

Megjithatë edhe më herët ai ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Ai gjithashtu është akuzuar se në fshatin Zus në Shkodër, në vitin 2014 ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Po ashtu ndaj tij rëndoi akuza e porositjes nga burgu të vrasjes së mjekut radiolog në Shkodër, Agron Terolli.

Reklamë

Po ashtu në orbitën e OFl ka përfunduar edhe Ilir Selmani banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai eshte pjese e grupit qe njihet si “Banda e romeve” te cilet dyshohet se kane gisht ne vrasjen e ish policit Santiago Malko.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më shumë video

Reklamë