Subscribe

Ngjarja horror e një ditë më parë në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani, ka sjellë një revoltë te qytetarët që kërkojnë dënimin edhe me vdekje për autorët.

 

Fatin e Mateos, e kanë patur edhe fëmijë të tjerë. Alberto Xhihani ishte 7 vjeç në 04 prill 2003 kur u vra mizorisht nga Liljana Mulliri. Kjo e fundit kishte një lidhje jashtëmartesore me xhaxhain e të miturit.

 

Pas ndarjes, Liljana për t’u hakmarrë ndaj ish-të dashurit vrau me sëpatë 7-vjeçarin dhe e hodhi në pus. Trupi u gjet më vonë, dy vite pas krimit, kur policia zbardhi dhe ngjarjen. Nëna monstër u dënua me 25 vite burg.

 

Në 23 tetor të 2007-ës,  raporton Vizion Plus, 10-vjeçari Besim Çenga u dhunua dhe u vra mizorisht nga Shpëtim Ziza. Trupi u gjet pas 5 ditësh në një përrua afër fshatit Tomin, 7 km larg Peshkopisë. Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, por më pas e vrau. Ziza vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

 

11-vjeçari Julian Çela u rrëmbye dhe u vra në vitin në vitin 2013. Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë, ben te ditur Vizion Plus. Pas arrestimit policia arrestoi pedofilin Ardian Prrenjasi, i cili pranoi krimin duke thënë se trupin e kishte hedhur në plehra. Por në fakt viktima nuk u gjet kurrë dhe kjo akuzë ra. I konsideruar si monstra i Laprakës, Ardian Prrenjasi u dënua me 25 vite burg.

 

Himara në vitin 2016 ishte qyteti i radhës që u trondit nga një krim horror. I sëmuri mendor, Jorgo Zani i preu kokën kushëririt të tij vetëm 12-vjeç. Zani kishte qenë i shtruar në psikiatri për skizofreni. Pas dënimit, ai u vetëvra në burgun e Fushë-Krujës.

 

Emri i Edlira Dobrushit sjell ndërmend një tjetër tragjedi që shokoi Italinë dhe Shqipërinë. 38-vjeçarja qëlloi me thikë 3 vajzat e saja të mitura Simonën 13 vjeçe, Keisin 10 dhe Sidnin 4 vjeçe. Ajo u dënua me 10 vite në psikiatri, pasi sipas raportit mjekësor, në momentin e krimit nuk ishte e vetëdijshme./Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *