Subscribe

Një nga vrasësit e xhamive të Christchurch publikoi një manifest të frikshëm para masakrës.

 

49 vetë u vranë në sulmet e bëra ndaj dy ndërtesave të shenjta në qytetin e Zelandës së Re si dhe me shume se 20 të tjerë u plagosën.

 

Një nga vrasësit, që transmetoi sulmin e xhamive live, kishte postuar para gjakderdhjes një dokument prej 87 faqesh në internet.

 

Vrasësi, I quajtur Brenton Tarrant, rreth 28 vjeç, ka deklaruar se është një admirues i revolucionin masiv të Norvegjisë të Anders Behring Breivik.

 

Në manifestin e tij të publikuar në internet ka shkruar: “Unë jam thjesht një burrë i rregullt i bardhë, nga një familje e rregullt, I cili vendosi të marrë qëndrim për të siguruar një të ardhme për popullin tim.”

 

Ai vijon më tej se: “Një sulm në Zelandën e Re do të vinte në dukje të vërtetën e sulmit mbi qytetërimin tonë, se asnjë vend ku nuk ishte i sigurt në botë, pushtuesit ishin në të gjitha tokat tona, edhe në zonat më të thella të botës dhe se nuk ishte vendi ku mbetën të shkonin dhe që ishin të sigurta dhe të lirë nga emigracioni masiv “.

 

Vrasësi pretendon të përfaqësojë “miliona popuj evropianë dhe të tjerë etno-nacionalistë”

 

Ai shton: “Ne duhet të sigurojmë ekzistencën e popullit tonë dhe një të ardhme për fëmijët e bardhë”, një shprehje e përdorur zakonisht nga supremacistët e bardhë.

 

Ndërkohë karahas manifestit të publikuar në internet, vrasësi transmetoi gjithashtu live edhe momentin e sulmit në xhami.

 

Në videot që qarkullojnë në internet, ai shihet duke parkuar makinën e tij jashtë xhamisë së Hagley Park, dhe teksa merr dy armë dhe ecën drejt xhamisë.

 

Edhe pse videoja nuk është transmetuar e plotë për shkak të pamjeve të dhunshme, vrasësi pasi hyn në xhami hapi zjarr mbi të gjithë besimtarët myslimanë.

 

Për rreth 5 minuta ai gjuan pa ndërprerje mbi besimtarët duke lënë një duzinë trupash brenda në xhami.

 

Më pasi ai u kthye në makinë gjatë kësaj periudhe për të ndryshuar armë, para se të kthehej në xhami për të qëlluar këdo që shfaqte shenja të jetës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *