68-vjeçari grek Dhimitris Kutrumanis i cili vrau 39-vjeçarin shqiptar Briken Limka   është paraqitur në Gjykatën e Rrethit  Gjyqësor  Pire. Ai është shfaqur me pranga në duar, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

 

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

 

Ngjarja rëndë ndodhi mesditën e së premtes ku pas konfliktit për parkimin 68- vjeçari rrëmbeu pushkën dhe qëlloi nga afër Briken Limkën duke e lënë të vdekur në vend.  Mediat greke raportuan se vrasësi jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje ishte shprehur se kishte ‘mbaruar punë’  me shqiptarin.

 

Briken Limka, baba i tre fëmijëve punonte si roje parkingu. Krimi tronditi mbarë opinionin publik në Greqi. Banorët e zonës e kanë përshkruar Dhimitris Kutrumanis  si një person problematik dhe që ishte konfliktuar edhe me fqinjë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *