Ende nuk ka nje motiv per masakrën ne Las Vegas qe shkaktoi 59 viktima e qindra te plagosur. 64-vjeçari, Stephen Paddock, hapi zjarr nga kati i 32-të i hotelit “Mandalay Bay” drejt turmës ku mendohet se gjendeshin disa mijëra njerëz të mbledhur ne nje ambient te hapur per te ndjekur një koncert.

 

Forcat e rendit gjetën 23 pushkë automatike në dhomën e 64-vjeçarit, i cili vrau veten përpara se të kapej nga policia, dhe 19 armë të tjera zjarri si dhe eksplozivë në banesën e tij. Hetuesi nuk kane gjetur asnjë lidhje mes vrasësit dhe terrorizmit ndërkombëtar, pavarësisht pretendimeve të ISIS se Paddock e kreu sulmin në emër të tij.

 

Disa eksperte kane ngritur dyshime se agresori mund të ketë pasur probleme psikologjike. Në fakt, Paddock nuk kishte pasur asnjë kontakt me forcat e rendit më parë. Ai nuk ishte ndëshkuar asnjëherë qoftë edhe me ndonjë gjobë trafiku rrugor.

 

Gjithëçfarë dihet për momentin është se bëhet fjalë për një njeri tejet të dhënë pas kumarit. Stephen ishte, sipas të vëllait Eric, një milioner. Në kazinotë e Nevadës, 64-vjeçari njihej si njeri qe harxhonte shuma të mëdha; merrej me investime në pasuri të patundshme në Teksas ndërsa zotëronte një licencë piloti e dy avionë nje motoresh. Paddock ishte djali i një grabitësi bankash që u arratis nga burgu dhe e kaloi pjesën më të madhe të viteve ‘70 në listën e më të kërkuarve të FBI-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *