Rreth 20 orë pas ngjarjes së rëndë në Kosovë ku u vra gruaja shtatzënë së bashku me foshnjën dhe autori mbetet ende në arrati.

 

 

Që prej ditës së djeshme Policia e Kosovës është vënë në lëvizje ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Sokol Halilit.

 

“Kërkesë për bashkëpunim

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”– shkruan Policia në një njoftim.

 

 

Dëshmitarët kanë bërë me dije se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

 

 

Në momentet e fundit që është parë Halili ka patur veshje të zeza, dhe një kapuç.

 

 

Familja e të ndjerës ka hapur dyert e mortit, përcjella për në banesën e fundit do të bëhet ditën e premte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *