Subscribe

Hetuesit në Durrës shoqëruan më shumë se 50 persona në përpjekje për të hedhur dritë mbi ekzekutimin mafioz të Edmond Koçit tre ditë më parë në qytetin bregdetar.

 

Ata u morën në pyetje lidhur me konfliktet e viktimës, raporton Vizion Plus, por më shumë shërbeu dëshmia e shoferit të Eedmond Kocit, i cili I pa nga afër vrasësit.

 

Faktet e deritanishme provojnë se vrasja është kryer nga dy persona. Njëri ishte drejtuesi i mjetit Benz që u gjet i djegur në Sukth, ndërsa tjetri është ekzekutori i 40-vjeçarit.

 

Policia dyshon se mjetin i përdorur nga autorët mund të jetë i vjedhur, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë futur ilegalisht në pikat kufitare. Ndërsa targat rezultuan të vjedhura pak muaj më parë në Tiranë.

Pas djegies së makinës,shton Vizion Plus, autorët janë larguar me një automjet tjetër. Hetuesit sekustruan disa kamera sigurie përgjatë zonës, por nuk mundën të bien në gjurmët e tyre.

 

Edmond Koçi, që njihej edhe me emrin Mond Çekiçi, ishte shok i ngushtë me Edmir Bregun, i vrarë në muajin Janar të këtij viti po në të njëjtin vend. Hetimet gjithashtu dyshojnë se vrasësit janë me pagesë dhe urdhëri të jetë dhënë nga një person tjetër.

 

Viktima ishte një nga anëtarët e bandës së Durrësit, i arrestuar para pak kohësh nga policia për armëmbajtje pa leje por që u lirua nga Gjykata për shkak të COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *