Subscribe

Ekzekutimi mafioz i ish policit Santiago Malko mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Dyshimet e forta të grupit hetimor lidhen me analizimin e tërësisë së dinamikës së vrasjes por edhe provave materiale të administruara.

Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë më dije se mjeti i përdorur për vrasjen i cili u dogj në kodrat e fshatit Ferraj është vjedhur në Lezhë disa kohë më parë.

Por për ti’u shmangur identifikimit, mjetit i ishin vendosur targa të tjera, këtë herë të vjedhura në muajin mars të këtij viti në  zonën e Krujës.

Këto veprime për eskpertët janë të dhëna që tregojnë se autorët janë të mirorganizuar dhe kanë planifikuar atentatin.

Ndërkohë hetuesit janë edhe në pritje të ekspertizës nga laboratori shkencor , të armës dhe pak provave të mbledhura nga automjeti i autorëve.

Pistat e hetimit janë fokusuar në të kaluarën problematike të viktimës , baba i dy fëmijëve i cili u ekzekutua mbrëmjen e së martës me breshëri automatiku teksa levizte me automjetin e tij.

Në sitën e ekspertëve po kalon edhe celulari i 26 vjeçarit për të hedhur më shumë dritë mbi aktivitetin e tij gjatë kohëve të fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *