Subscribe

Hakmarrja dhe konfliktet e mëparshme janë dy pistat ku po hetohet për vrasjen e 32-vjeçarit, Albi Bashaliu.

 

Kjo për shkak të të kaluarës të viktimës. Në vitin 2017, ai u arrestua nga policia me akuzën “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” pasi hapi zjarr me automatik në drejtim të dy personave.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, ekzekutimin e 32-vjeçarit, hetuesit e lidhin dhe me vrasjen e Ylber Xhahysës, i cili u qëllua për vdekje me pistoletë në 8 qershor të këtij viti nga vëllai i viktimës, 36-vjeçari Leonard Bashaliu.

 

Nga ana tjetër mësohet se mbi 20 persona, mes të cilëve familjarë por dhe dëshmitarë, u morën në pyetje nga hetuesit. Po ashtu u shoqëruan edhe persona që janë në hasmëri me familjen Bashaliu.  Referuar dëshmive të dhëna por dhe dinamikës së ngjarjes, dyshohet se krimi u krye nga vrasës me pagesë.

 

Vet dëshmitarët okularë thanë para hetuesve se ata nuk ishin banorë të zonës pasi kishin dialekt tjetër.

 

Ndërkohë makinën e tyre e dogjën në vendngjarje pasi nuk u ndez gjatë tentativës për t’u arratisur.

 

Ekzekutimi mendohet se ka qenë i planifikuar pasi dy autorët kishin dijeni për lëvizjet e 32-vjeçarit, Albi Bashaliu.

 

Vrasësit pasi u larguan me makinën e viktimës nga vendngjarja, e braktisën atë në fshatin Gocaj në Kavajë

 

. Mjeti u gjet nga ana e policisë i pa djegur ndërsa po merren të gjitha provat e mundshme biologjike që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani ende nuk është gjetur arma e krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në fshatrin Gjocaj të Peqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *