Subscribe

Vrapo për Jetën”, është slogani sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë.

 

Në vetëm një vit, janë zbuluar 1115 raste me kancer në gji, nga 600 deri ne 700 që regjistroheshin mesatarisht vitet e kaluara. Të dhënat sipas mjekes Silvana Çeliku janë alarmante ndaj dhe ata bëjnë thirrje për kontrolle.

 

Në aktivitetin ndërgjegjësues ndaj kancerit të gjirit në Sheshin Skënderbej morën pjesë ministra, diplomate, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRJA E SHENDETESISE

 

“Muaji tetor është një muaj ku nevoja për të bashkuar forcat, për të ngritur zërin për shëndetin e grave, bëhet më emergjente se kurrë. Ne kemi siguruar që çdo spital rajonal të ketë mamografi. Mamografia për çdo grua është falas në çdo ditë të vitit, ndërsa në tetor shërbimi ofrohet edhe pasdite, edhe të shtunën. Duhet që çdo grua të dijë që mamografitë e lëvizshme janë kudo në Shqipëri për të kryer diagnostikimin kundër kancerit të gjirit”.

 

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se SHBA-të synojnë të përgjysmojnë shkallën e vdekjeve nga kanceri i gjirit.

 

AMBASADORJA AMERIKANE

YURI KIM

 

‘SHBA kanë si qëllim të përgjysmojnë shkallën e vdekjeve nga kanceri brenda 25 viteve të ardhshme. Nëse ne patëm mundësi ne me siguri do të kemi mundësi të përgjysmojmë shkallën e vdekjeve nga kanceri i gjirit. Ndërsa ne i mbështesim dhe financojmë këta ekspertë, ne mund të bëjmë diçka të thjeshtë të shkojmë dhe të bëjmë një mamografi.’.

 

Gjatë aktivitetit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dy mamografët e lëvizshëm ofruan shërbimin falas për të gjithe gratë dhe vajzat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *