Per shume te moshuar tek te 90-at një udhëtim prej 4 mije km do te ishte i paimagjinueshëm, por per nje veteran amerikan te Luftes se Dyte Botërore ky ishte nje mision i përfunduar me sukses. Ernie Andrus, 93 vjeç, udhëtoi nga brigjet perëndimore drjet atyre lindore per nje periudhe prej dy vjetësh e 10 muajsh. Aventura e tij heroike startoi ne San Diego dhjetorin e vitit 2013 dhe përfundoi ne Georgia. Gjithçka shkoi mire dhe e vetmja keqardhje per te ishte qe vrapimit i erdhi fundi.
Gjate kesaj aventure pati mbështetës dhe adhurues te shumte. Synimi i maratonës se tij ishte mbledhja e parave per rindërtimin e nje anijeje te Luftës se Dyte Boterore ne Indiana, te cilen dëshiron ta coje ne France ne 75 vjetorin e fitores kundër nazizmit ne 2019.
Andrus kishte qene mjek ne nje anije te ngjashme gjate luftes dhe kishte pare sa e rëndësishme ishte per aleatet nje mjet i tille. Por aventura e 93-vjeçarit nuk përfundon ketu, pasi synimi i radhës eshte nje udhëtim me rulote nga drejt Alaskes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *