Një 30-vjeçar shqiptar, Erjon Selivrada është dënuar ditën e sotme me 18 muaj burg në Angli.
Dënimi i shqiptarit vjen për disa akuza të ndryshme pasi ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në fillim të këtij viti.
Erjon Selivrada është arrestuar në 13 janar 2022 pasi sulmoi një oficer policie, duke shkaktuar madje edhe një aksident rrugor, teksa vrapoi në autostradën A34 për të shmangur arrestimin.
Oficerët po kryenin kontrolle për shpejtësinë në A34, kur panë automjetin e Selivradës që tejkalonte shpejtësinë e lejuar.
Ata e ndaluan menjëherë por i riu shqiptar sulmoi një oficer policie dhe u arratis me vrap.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shqiptarit iu gjet një sasi e madhe parash një çantë me kanabis dhe sëpatë.
Kjo duhet të kishte qenë dhe arsyeja pse shqiptari tentoi t’i shpëtonte policisë.
Megjithatë ia u arrestua pak kohë më pas në një operacion ku u përfshi edhe një helikopter i policisë.
Pasi të kryej dënimin me një vit e 6 muaj, 30-vjeçari dotë deërtohet në Shqipëri.
Më poshtë VIDEO:
⚖️ SENTENCED ⚖️
This is what NOT to do when stopped by the police 🚫
Erjon Selivrada has been sentenced to 18 months in prison for a number of offences, including assaulting a police officer.
Originally stopped for speeding, Selivrada decided to do this to avoid arrest…👇🏼 pic.twitter.com/JJ9o6ZVZGE
— Thames Valley Police (@ThamesVP) July 29, 2022