Për ditën e sotme parashikohet perkeqësim i situatës meteorologjike për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet era me shpejtësi deri në 12m/s duke u shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat e mëngjesit dhe rënie në mesditë më konkretisht:
në zona malore 2 deri 13°C në zona e ulëta 6 deri 21 °C në zona bregdetare 9 deri 19 °C
Rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe të tij do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme me mot kryesisht të kthjellët por edhe vranësira kalimtare. Vija bregdetare perëndimore dhe zonat e ulta pranë saj do të ndikohen nga një qendër e presionit të ulët ndërsa moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *