Java që presim përpara pritet të jetë një javë komplet e paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore.

 

Në këtë mënyrë si për këtë të Hënë ashtu dhe ditën e Martë moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura (përjashto kthjellimet e pakta në orët e para të mëngjesit).

 

Për këto dy ditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me inteniste mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshjet me intensitet të lartë për këto dy ditë parashikohen më tepër përgjatë ultësirës perëndimore.

 

Edhe dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte vijojnë me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër përsëri reshje shiu intensit të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

 

Java mbyllet me ditën e Premte e mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *