Këtë të enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

 

Moti parashikihet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të zhvillohen në mesditë, duke u pasuar me reshje shiu kryesisht përgjatë relieveve malore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e pasdites.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s.

 

Dallgëzimi në Detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

Në zonat malore 7°/15°C

 

Në zonat e ulëta 9°/21°C

 

Në zonat bregdetare10 °/20°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *