E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vranësira e diell, parashikimi i motit për sot

Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i rrymave të ngrohta jugore të cilat do të sjellin diell e vranësira mesatare deri të dendura në veri.
Reshje shiu në pjesën veriore të vendit me shtrëngata të përkohshme në veriperëndim.
Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare era e fortë 15-20m/sek. Për shkak të erës intensive dallgëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të sjellin rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës: në zona malore 9 deri 22 °C , në zona e ulëta 13 deri 27 °C , në zona bregdetare 15 deri 27 °C.

 

Gadishilli i Ballkanit do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut. Kroacia, Bosnja hercegovina e Mali i zi do të përfshihen ditën e enjte nga rrebeshe shiu intensive me rrufe. Në pjesën tjetër të rajonit do të ketë vranësira e diell si dhe reshje të dobëta lokale shiu.

 

Persa i perket Kontinentit Europian në pjesën perëndimore të tij përgjatë brigjeve të Atlantikut ndikon fort anticikloni i cili do të sjellë mot me diell. Në qendër të Europës e deri në detin Mesdhe ndikojnë në mot një seri frontesh si dhe një ciklon aktiv. Këro do të sjellin reshje shiu rrebeshe intensive kryesisht në brigjet e Mesdheut si dhe erë të fortë në det.

Vazhdo të lexosh

Reklamë