Prej ditësh po vijon paqëndrueshmëria e motit mbi vendin tonë.

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të ketë mot me vranësira dhe intervale të shkurtëra me diell kryesisht në qendër e lindje të vendit. Reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar.

 

Në mbrëmje në Veri-Veriperëndim reshjet e shiut do te fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve. Në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metra reshjet do të jenë në formën e borës me intensitet të ulët.

 

Në Alpe priten reshje bore të vazhdueshme me intensitet deri të lartë. Era do te fryrë me drejtim nga juglindje –jugperëndim 2-8m/sek, e hera-herës në bregdet e vrullëshme deri në 20 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5 ballë.

Temperaturat: në zona malore 2 deri 11°C në zona e ulëta 6 deri 17°C në zona bregdetare 8 deri 18°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *