E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Vranësira dhe reshje të shumta, moti për ditën e sotme

Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

 

Reklamë

Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare por edhe në sipërfaqen e tokës.

 

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C. Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Më shumë video

Reklamë