E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti këtë javë

Moti do të pësojë ndryshim këtë javë. E hëna nis me kthjellime, por ata do të pasohen nga vranësirat dhe shira të dobët, në pjesën bregdetare. Sipas Shërbimit Meteorolgjik Ushtarak, dita e martë deri në mëngjesin e të mërkurës, në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut.

 

“Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.”

 

Reklamë

E enjtja dhe e premtja do të sjellin një kthesë të menjëhershme, ku do të rikthehet moti me diell.

Temperaturat pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme, sidomos mëngjesin e të premtes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë