Dita e sotme do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin, si dhe reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrengatash në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e veriut dhe veriperëndimit, do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug gjatë gjithë ditës në bregdet.

 

Temperaturat parashikohen:  

në zona malore 5 deri 16°C

në zona e ulëta 11 deri 17°C

në zona bregdetare 10 deri 16°C

 

I ndikuar nga vlera të ulta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore, rajoni i Ballkanit do të parashikohet me mot të vranët në pjesën më të madhe të tij. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulet dhe lokalisht mesatar ne pjesen perendimore te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *