E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Vendi

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe për ditën e nesërme mbi vendin tonë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe inervalet e shkurtra me diell kryesisht në zonën e qendrës dhe veri.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër reshje të herëpashershme dëbore me intensitet të ulët. Reshjet e dëborës shtrihen deri në lartësitë kodrinore 400-500metër.

Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 13-15m/sek.

Reklamë

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 0°C

në zonat e ulëta -1 deri 8°C

në zonat bregdetare 2 deri 8°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë