Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate në pjesën jugore, dhe pjesërisht në qendër në mesditë e pasdite.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore, hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.

 

Temperaturat u regjistruan:

 

në zona malore 5 deri 17°C

në zona e ulëta 10 deri 21 °C

në zona bregdetare 12 deri 20 °C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *