E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për këtë javë

Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme me diell.

Në zonën e jugut pritet të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës reshjet me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Duke nisur nga dita e Martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët pa munguar vranësirat kalimtare. Gjatë ditës së Enjte pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë