Subscribe

Mbërrijnë në gjykatën e Korçën 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços, për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Ata akuzohen për ‘vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim’.

 

Trupa gjykuese do të jetë me gjyqtar Besnik Shehun dhe prokurore Oli Visi. Seanca ka nisur në orën 13:00. Tre autorët e dyshuar të vrasjes pritet të njihen me masën e sigurisë dhe vleftësimin e arrestit.

 

Pasi e vranë të riun, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

 

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.

 

Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

 

Në Gjykatë ishte i pranishëm edhe Nikolla Tollkuçi, kunati i Bleti Angjos njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 26 vjeçarit Martin Çeço i cili ka mohuar kategorikisht që kunati i tij të ketë gisht në vrasje.

 

” E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollaj ,autori tjetër i dyshuar i vrasjes. Nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me vajzë. Për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celilar që ja kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim.”– është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *