Kronikë
Vranë shokun pasi pinë alkool/ Mbeten në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e mikut të tyre, Florian Lamçe.
Në seancën e zhvilluar këtë të martë, togat e zeza refuzuan kërkesën e depozituar nga dy të akuzuarit, të cilët kërkuan një masë më të lehtë se ajo e dhënë nga trupa gjykuese e Elbasanit.
Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari vranë shokun e tyre, Florian Lamçe pas një konflikti të ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit. Ata, sipas policisë, e qëlluan me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë pohuar se ishin të dehur dhe se nuk e mbanin mend çfarë kishte ndodhur.




