E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vranë punonjësin gjatë një grabitjeje në Selanik, arrestohet shqiptari dhe greku

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet si autor i vrasjes së një punonjësi gjatë grabitjes së një dyqani në Selanik.

 

Reklamë

Autoritetet greke arrestuan edhe një 35-vjeçar grek. Shqiptari akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa greku për bashkëpunim në vrasje.

 

Grabitja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Toumpës. Punonjësi 44-vjeçar i dyqanit ka kuptuar se një grabitës i armatosur ka hyrë në dyqan dhe ka tentuar të përleshet me të, por u godit me dorezën e pistoletës, goditeje që rezultoi fatale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë