Dosja e katër adoleshentëve që bashkëpunuan në vrasjen e 15-vjeçarit, Fatjon Bici, do të kalojë për gjykim.

Ata mbërritën këtë të enjte në Gjykatën e Elbasanit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata akuzohen për veprën penale “vrasje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Autori, Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg. Gjithashtu pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati,Xhonatan Çekrezi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Maj 2023 në qytetin e Gramshit.

Adoleshentët akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit goditën me thikë në zemër Fatjon Bicin dhe plagosën 15-vjeçarin Marko Liçi.

Ngjarja ndodhi në Lagjen “Sporti 2” dhe pas krimit adoleshentët kanë ikur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll, por shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar duke i kapur në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit./vizionplus.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *