Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj, ngjarje e cila ka ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Policia për këtë vrasje ka vendosur në pranga 26-vjeçarin, Kristi Bixheku, banues në Lushnjë. Ai ishte shpallur nga Gjykata e Korçës me masën arrest me burg, për veprën penale vrasje me paramendim.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *