Policia e Malit të Zi ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.

Bëhet fjalë për Vinçens Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç. Dyshohet se ngjarja mund të lidhet me hakmarrjen.

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviq deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

“Zyrtarët e sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *