E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vranë dhe groposën Eglantina Bucin pasi nuk pranoi të fejohej/ 50 burg për vëllain dhe babain e saj

Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që dënoi me 50 vite burg në total Faik dhe Shkëlzen Buci.

 

Babë e bir u dënuan me 25 vite burg secili për vrasjen e Eglantina Bucit.

 

Reklamë

Shkelzen Buci qëlloi për vdekje me armë zjarri motrën e tij dhe e groposi në malin me gropa.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012, por krimi u zbulua në vitin 2020, në momentin që shoku i Shkëlzen Bucit vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe u rrëfye.

 

Eglantina Buci, ishte 23-vjeçe ku u mor me makinë nga i vëllai, dhe u qëllua me pistoletë për vdekje për shkak se nuk pranonte të fejohej me një person që kërkonte familja.

 

Në dijeni të krimit ishte edhe Faik Buci, pasi prokuroria shprehet se ishte ky i fundit që i dha urdhër të birit për të ekzekutuar vajzën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë