E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vranë 41 vjeçarin për vend parkimi/ Gjykata e Sarandës lë në burg dy vëllezërit laçjan

Gjykata e Sarandës ka vendosur burg pa afat për dy vëllezërit, 18 vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24 vjeçarin Xhanelo Tarja, të cilët akuzohen për vrasjen e Klodian Bakiajt 41 vjeç.

 

Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza  “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .

 

Sipas avokatit, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja. Pas goditjeve me grushta që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit, ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri teksa grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë Bakiajn, i cili nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

 

Për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vazhdo të lexosh