Subscribe

11 nga 12 zyrtarët e burgut të sigurisë së lartë në Peqin u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Elbasanit.

Në dëshminë e tij, ish-drejtori, Kamber Hoxha, pranoi se skaneri në burgun e Peqinit nuk ka qenë funksional për gati dy muaj. Kjo nënkupton se e vetmja pajisje e cila do të bënte të mundur dedektimin e çdo gjurme të objekteve që nuk lejohen brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, kishte dalë jashtë përdorimi.

Lexo edhe :

Related Posts

“Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Skanohen, por skaneri ka qenë me defekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë, të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë, duke i kontrolluar një për një sendet dhe me detektor dore”, deklaroi Kamber Hoxha.

Prokuroria dyshon se ka qenë pikërisht defekti në skaner momenti kur i dënuari përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj ka siguruar armën e krimit.

Punonjësit e burgut njoftuan se furnizimi i fundit me ushqime e sende nga jashtë për Sokol Mjacajn është bërë në datën 16 nëntor nga një grua e identifikuar si Ilda, e cila më herët ishte prezantuar si kushërirë e tij e më pas si mikeshë.

Katër ditë përpara ngjarjes Mjacaj u shoqërua nga policia e burgut për të ndryshuar akomodimin, një moment që dyshohet se ai ka lëvizur bashkë me pistoletën.

Vilson Shima, punonjësi i vetëm ndaj të cili gjykata caktoi detyrim paraqitje dëshmoi se momenti i fundit kur ndaj të dënuarit është ushtruar kontroll ka qenë para 1 muaji e gjysmë nga dita e krimit.

“Kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjacaj është bërë rreth para një muaj e pesëmbëdhjetë ditësh, nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm”, deklaroi Shima.

Vrasja e rëndë e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë, pasoi me një furtunë të arrestuarish të zinxhirit komandues në Peqin të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *