Subscribe

Ndërsa reforma ne drejtësi mbetet e bllokuar per shkak te bojkotit te opozitës, nje tjetër apel vjen nga shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Gjenevefa Ruiz Kalavera per nevojën e zbatimit te vetingut ne mënyrë qe vendi te marre dritën jeshile per ne BE. Ne nje interviste per “European Western Balkan”, zonja Kalavera shpjegoi edhe njëherë se roli i bordit te ONM-se nuk prek kushtetutën.

 

“Bordi Drejtues i ONM-së është ngritur si një organ administrativ për të ndihmuar realizimin e aktiviteteve të cilat Kushtetuta e Shqipërisë ia ka besuar këtij organizmi. Në të gjitha rastet, autoritetet shqiptare duhet të mbajnë përgjegjësinë përfundimtare për procesin e verifikimit. Për ONM-në, ky është një operacion rreptësisht jo-ekzekutiv, pa kompetenca të drejtpërdrejta vendimmarrëse. Të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga ana e ONM-se janë sigurisht në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë. Vazhdimi i kësaj reforme është kushti që do të hapë rrugën e Shqipërisë për në BE.”

 

Ne cilësinë e drejtoreshës per Ballkanin Perëndimor, zonja Kalavera foli edhe per situatën ne vendet e tjera te rajonit, duke pranuar se konflikti politik është bere shkak per prodhimin e krizave te forta, ndërsa shprehu shqetësim ne veçanti per situatën ne Maqedoni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *