E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Voton Tom Doshi: Rezultati i PSD do të jetë surprizë, jo koalicion me Berishën

Kreu i PSD-së Tom Doshi ka votuar te shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Në një deklaratë për mediet, Doshi shprehu besimin se rezultati i PSD në këto zgjedhje do të jetë surprizë për të gjithë. Gjithashtu u shpreh i prerë se nuk do të bëjë koalicion me kryedemokratin Sali Berisha. La të hapur mundësinë e koalicionit me PS-në.

Doshi: Është dita më e rëndësishme për 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend. Kam shumë shpresë se rezultati për PSD do të jetë një surprizë në të gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion. Për sa i përket PS do të shohim ecurinë e rezultatit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë