E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Politikë

Voton Ruçi: Sot është dita të bëjmë apel për qetësi

Voton Gramoz Ruçi: Zgjodha se Tirana ka dy kandidatë, s’ka burrë nëne që kthen diktaturën në Shqipëri

 

Pas zv kryeministrit Erjon Braçe duket se dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur të votojë në orët e para të mëngjesit.

 

Reklamë

Kryeparlamentari ka votuar tek qendra e votimit e vendosur tek Liceu artistik, ku pas mbrarimit të procesit të votimit ka bërë apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri ndërsa u shpreh diktatura në Shqipëri nuk mund të rikthehet më.

 

“Siç e patë unë jo vetëm që votova por edhe zgjodha. Besoj se nuk keni dyshim për kë kam votuar. Zgjodha sepse kemi dy kandidatë. Do ishte shumë mirë të kishim më shumë kandidatë në 61 bashkitë. Sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje. Sot është dita të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri që do të thotë procesi të jetë i qetë, të marrim pjesë dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit. Do shpresoj dhe besoj që klasa politike shqiptare që nga dita e hënë, as ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe as mazhoranca të mos zhvendosen nga ajo që ka më shumë rëndësi. Nuk ka burrë nëne të vendoset diktatura veçanërisht në Shqipëri”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë