E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Kohëra Lufte (I Fundit) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Voton Lulzim Basha: Kjo është dita e Shqipërisë

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte politikani i radhës që votoi.

 

Ai shprehu vullnetin e tij me votë në Njësinë 8 në Tiranë, ndërsa dha edhe një prononcim për mediat pas procesit.

 

Thirrja e tij shkoi për qytetarët që të votojnë masivisht.

 

“Është një ditë e mrekullueshme, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në duart e tyre, për familjen tuaj, për vendin, për kombin. Është dita të dilni të votoni masivisht. Është dita e Shqipërisë, e demokracisë, dilni masivisht. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në prani të votuesve për herë të parë, në lagjen ku kam lindur e jam rritur. Kjo është dita juaj, është dita e Shqipërisë.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh