E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Votohet rezoluta për Shqipërinë, PE vlerëson progresin e Shqipërisë

Komiteti i çështjeve të jashtme i Parlamentit Europian miratoi rezolutën për progresin e bërë për pesë vende të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në union.

 

Reklamë

Rezoluta për Shqipërinë u votua me 44 vota pro, pesë kundër dhe pesë abstenim. Komiteti vëren përmirësimet e bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën ligjore, si dhe progresin në luftën kundër krimit të organizuar. Por deputetët mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit dhe për sistemin jo efikas të drejtësisë.

 

Probleme ka edhe me sundimin e ligjit dhe investimet. Megjithatë, rezoluta e miraton rrugën e përcaktuar nga këshilli për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë