Kuvendi i Kosovës votoi këtë hënë qeverinë e re. Me 66 vota pro, 10 abstenime dhe asnjë kundër Albin Kurti u zgjodh kryeministri i ri, ndërsa opozita braktisi Parlamentin në momentin e votimit. Menjëherë pasi siguroi votat, Kurti dhe ministrat e qeverisë bënë betimin.

 

Qeveria e re në Kosovë ka 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’iu ndahen pakicave.

 

Marrëveshja për koalicionin qeverisës u arrit të dielën, por në të nuk përfshihet çështja e presidentit.

 

Më herët gjatë seancës Albin Kurti shpalosi programin qeverisës dhe renditi edhe emrat e ministrave të rinj: Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes; Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë; Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë; Hykmete Bajrami –  Ministre Arsimit; Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm; Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport; Glauk Konjufca – Ministër i Punëve të Jashtme; Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë; Besnik Bislimi- Ministër i Financave; Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë; Arben Vitia – Ministria e Shëndetësisë; Blerim Reka – Ministër e Integrimit Europiane; Emilia Rexhepi – Ministre e Administratës; Dalitbor Jetvic – Ministër për komunitete; Ivan Millojeviç – Ministër Për Zhvillim Rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *