Subscribe

Teksa inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së Baletit, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj u shpreh i bindur per mbajtjen e zgjedhjeve ne 18 qershor. Sipas kryebashkiakut, qytetaret do të bëjnë vlerësimin e premtimeve të mbajtura për Tiranën.

 

 “Edhe në datën 18 qershor do të na duhet që të mbështesim Shqipërinë e punës dhe të progresit, të tregojmë se oferta jonë është për më shumë punë, progres dhe më shumë investime. Ne në Tiranë kemi se çfarë të tregojmë në datën 18 qershor, kemi të gjithë të drejtën t’i shohim njerëzit në sy për premtimet e mbajtura, jo vetëm këtu në njësinë 2, por në të gjithë territorin e Tiranës. Është një moment ideal, që edhe ne të marrim një notë vlerësimi, nëse këto politika progresive të qeverisë dhe Bashkisë janë mënyra se si ecim përpara.”

 

Kryebashkiaku tha se banoret e kryeqytetit e bëjnë kollaj dallimin mes atyre që janë të fokusuar te puna dhe atyre që humbasin kohë me fjalë.

 

 “Për qytetarët e Tiranës është bërë e qartë se shoqëria, duam apo nuk duam ne, është e ndarë në dy pjesë: një pjesë që është e fokusuar te puna, investohet te puna, dhe pjesa tjetër që po mundohet të kthejë Shqipërinë e llafeve, thashethemeve, të bllokimit. Unë besoj se njerëzit janë më entuziastë për të ndërtuar më shumë shkolla, se sa për të ngritur më shumë çadra; janë më optimistë për të ndërtuar më shumë rrugë, se sa për të bllokuar rrugë; janë më të gatshëm që të fokusohen te puna, se të fokusohen te gjumi.”

 

Shkolla e Baletit do të jetë gati për vitin e ri shkollor ne shtator të këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *