E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Votohen ministrat teknike

Pas 3 muaj bojkoti, opozita është rikthyer ne parlament per te votuar marrëveshjen e 18 majit te firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha. Ky sesion i jashtëzakonshëm reflektoi edhe klimën e re politike dhe nuk munguan batutat e kreut te kuvendit Ilir Meta.

 

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha per here te pare kane bashkuar votat, për te miratuar ndryshimet ne qeveri. Gjatë votimit ra ne sy vota e Ilir Metes kundër shkarkimit te Ministrit te Financave Arben Ahmetaj dhe vota e 10 deputeteve te LSI kundër shkarkimit te kryetarit te tyre Petrit Vasili nga posti i Ministrit te Drejtësisë.

 

Parlamenti shtyu edhe mandatin e Komisionit te Reformës Zgjedhore dhe menjëherë ky komision u mblodh per te shqyrtuar ndryshimet ne kodin penal dhe ne ligjin per partitë politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë