E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Votohen ministrat e BDI-së

Parlamenti maqedonas ka votuar listën e BDI-së me emrat e ministrave dhe zv/ministrave, që do të përbëjnë qeverinë e re të Emil Dimitrieve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Lista e BDI-se u kundërshtua nga 30 deputetet opozitarë, pjesa dërrmuese nga LSDM, ndërsa deputetet e PDSH-së nuk ishin të pranishëm. Tre postet kryesore te ministrave, do te mbahen nga Pishtar Lutfia që zëvendëson Abdulaqim Ademin në Ministrinë e Arsimit, Arber Ademi ne Ministrinë për Punët Europiane, qe drejtohej nga Fatmir Besimi dhe Festim Halili pason Musa Xhaferrin në postin e zv/kryeministrit. Zgjedhjet e reja parlamentare do te mbahen ne qershor te këtij viti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë