Subscribe

Kuvendi ka votuar të gjithë dekretet e presidnetit Ilir Meta për ministrat e emëruar dhe të shkarkuar. Në këtë seancë të jashtëzakonshme kanë marrë votëbesimin 7 ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe që kanë marrë votëbesimin, ndërsa posti i ministrit të Jashtëm mbetet bosh deri në vendimin e Presidentit Meta.

 

Ndërkohë seanca nisi me debate nga kryesuesit e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, të cilët kërkuan që seanca e kësaj të mërkure të jashtezakonshme të shoqërohej me diskutime, kërkesë që nuk u miratua nga mazhoranca.

 

Menjëherë pas këtij vendimi deputetët e opozitës janë larguar nga salla e kuvendit, pa marrë pjesë në votimin për dekretin e ministrave.

 

Në këtë seancë të jashtëzakonshme që është thirrur nga kryeministri Edi Rama janë votuar dekretet për ndryshimet në qeveri;

 

Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj si ministre e Ekonomisë

Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti si ministre e Kulturës

Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini si ministre e Arsimit

Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi ministër për Sipërmarrjen

Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi si ministër i Bujqësisë

Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe si zëvendës- kryeministër

Elisa Spiropali emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *