Subscribe

Asnjë shqetësim. Votimi elektronik është i sigurt dhe i fshehtë.

 

Kjo është garancia që komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i dha qytetarëve dhe kandidatëve në garë për bashkinë e Elbasanit.

 

 ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve.

 

Për herë të parë, qytetarët e Elbasanit do ta shprehin vullnetin e tyre politik në mënyrë elektronike. Ekipi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri testimin e parë dhe këto pajisje do të qëndrojnë në mjediset e teatrit Skampa, ku çdo zgjedhës mund të njihet me mënyrën e funksionimit.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deir para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen

 

Elbasani nuk do jetë bashkia e vetme, ku do të aplikohet teknologjia. Edhe në Vorë dhe Kamëz votimi dhe numërimi do të jetë elektronik, duke bërë që rezultati i zgjedhjeve për këto tre bashki, të dalë brenda pak minutave pas mbylljes së qendrave të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *