E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Votimi elektronik/ Gjiknuri: Do të konsultohemi me ndërkombëtarët

Bashkëkyretari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca do ta marrë në shqyrtim kërkesën e opozitës për votim elektronik.

 

Reklamë

Në një dalje për mediat pas mbylljes së mbledhjes së radhës për reformën zgjedhore, Gjiknuri tha se për këtë pikë do të ketë konsulta edhe me ndërkombëtarët.

 

“Ne do konsultohemi dhe me ekspertë dhe do japim mendimin tonë. Në parim jemi dakord, por elektronika kërkon kohë dhe duhet një punë e madhe. Nëse kjo është e realizueshme, do bëjmë konsultime me organe të Këshillit të Ministrave, apo konsulencë ndërkombëtare. Në kërkojmë departizimin e qendrave të votimit.”

 

Këtë të premte u zbardh propozimi i opozitës sesi duhet të kryhen identifikimi dhe votimi elektronik. Për të dyja rastet, sipas opozitës do të krijohet një sistem i posaçëm që do të pegojë manipulimin e votave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë