E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 sekonda më parë
Video · Vendi

Votime në verilindje të Gjermanisë

Ne landin e Meklenburg Vorpomern ne Gjermani po mbahen zgjedhjet rajonale, qe shihen edhe si test per politikat e kancelares Angela Merkel ndaj emigranteve. Partia atiislamiste dhe qe kundërshton politiken e dyerve te hapura te Merkel per refugjatet, “Alternativa per Gjermaninë”, mund te siguroje numrin me te madh te votave krahasuar me CDU-ne e kancelares, çka do te dobësonte pozitat e Merkel përpara zgjedhjeve parlamentare te vitit te ardhshëm. Ky rajon është edhe zona elektorale e Merkel. Megjithatë, te gjitha partitë ne Gjermani kane përjashtuar nje koalicion qeverisës me kete force. Sipas një sondazhi, socialdemokratet e qendrës se majte janë te paret me 28 perqind, ndërsa “AfD”-ja renditet e dyta me 23 perqind, duke lene pas CDU me 20 perqind. Gjate vitit te kaluar “Alternativa per Gjermaninë” ka siguruar fitore te mëdha ne zgjedhjet rajonale, çka tregon se mund te vijoje me kete trend. Ndërkohe edhe sondazhet e fundit kane shënuar nje rënie te popullaritetit te Merkel mes gjermaneve.

Më shumë video

Reklamë