E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Votat e krimit mbajnë politikanë në Parlament”, Kopliku: Nuk kemi asnjë krim elektoral të dënuar

Drejtuesi i Brain Gain, Ted Kopliku tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se votat e krimit mbajnë politikanë në parlament, teksa përmendin rastin Çyrbja.

Kopliku u shpreh se nuk ka asnjë krim elektoral të dënuar, si dhe nuk është zhbërë dëmi ekonomik.

Reklamë

Për Koplikun, SPAK nuk e ka provuar se mijëra vota në zgjedhje janë produkt i krimit elektoral.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Kopliku: A është zhbërë dëmi ekonomik? Nuk kemi asgjë që i është kthyer shtetit. Nuk kemi asnjë krim elektoral të dënuar. Ne kemi një parlament që nuk është legjitim. Kemi rastin Cyrbja. Iku Cyrbja, u fut dikush tjetër, pra votat e krimit mbajnë dikë tjetër në Parlament. Nëse ne provojmë se mijëra vota janë produkt i krimit elektoral… çështja e SPAK, për mua ka rëndësi produkti në politikë.

Minga: Partia Socialiste ka të njëjtin numër votash, ju keni më pak. Rënia është e PD, në këtë rast nuk është e PS.

Grimci: Rënia është e shqiptarëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë