Subscribe

Edi Rama kërkon votën e shqiptareve per Partine Socialiste per te krijuar te vetëm qeverinë e 4 viteve te ardhshme. Nga Elbasani, kreu socialit ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim qe, sipas Rames, ka humbur arsyen duke hedhur poshtë çdo reforme te miratuar gjate bashkëqeverisjes me PS.

 

Edi Rama nuk ka kursyer batutat dhe as sulmet ndaj Lulzim Bashes. Edi Rama u beri thirrje qytetareve te mos i besojnë magjistareve te fushatave siç i cilësoi ai.

 

Edhe me herët nga Gramshi, kryeministri Edi Rama sqaroi se reforma ne arsim dhe mbyllja e disa universiteteve private vendosi standarde te reja ne shkolla. Rama dha edhe një mesazh edhe per demokratet dhe ne mënyrë te veçante per gratë e qarkut te Elbasanit.

 

Edi Rama premtoi se ne 4 vitet e ardhshme do te rrisë pagën minimale, pensionet dhe 40% rrogat e punonjësve ne administratën shtetërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *