E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vota e emigrantëve e teknologjia, miratohet axhenda e komisionit zgjedhor

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh këtë të premte me prezencën e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin e punës për periudhën Maj-Nëntor 2019.

 

Komisioni u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.

 

Reklamë

Brenda 30 Shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.

 

Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike.

 

Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.

 

Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë