E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Vota e diasporës nuk dështon”, Celibashi: Ka problematika por do të zgjidhen

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë zërat se koha e shkurtër mund të rrezikojë mundësinë për një përfshirje të plotë të Diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një komunikim për mediat, kreu i KQZ tha se vota e diasporës nuk dështon.

 “Nuk është në rrezik, 0 rrezik për këtë, nuk po shkon drejt dështimit, dikush mund ta shoh ndryshe por thënë nga drejtuesi i këtij institucioni përgjegjës, që është kështu, ky proces nuk është në rrezik, ka problematika që ne mendojmë se duhet  të adresohen, me siguroi do të ketë një zgjidhje, nëse ka alternativë për ndryshim të Kodit Zgjedhor apo të shtimit të parave duhet të merremi në vijimësi, ne jemi serioz në këtë angazhim nuk kam asnjë arsye të mendoj të kundërtën për partitë politike”, tha Celibashi.

Reklamë

Celibashi u ndal  te votimi dhe numërimi elektronik. Sipas tij është e pamundur që ky proces të shtrihet në tre qarqe, pavarësisht kërkesës së subjekteve politike.

 “Kemi arsyetuar që ose do zgjedhim dy qarqe me madhësinë e Tiranës, ose do duhet të zgjedhim vetëm Tiranën. I kemi marrë me seriozitet të gjitha komentet e PD në lidhje me votimin elektronik. Jemi në proces hetimi administrativ,  e finalizojmë javës tjetër, për çfarë ka ndodhur me këtë kategori operatorësh. Pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik qëndrojnë aty të pahapura, në pritje të dikujt për të ardhur të bëjë çdo verifikim. Pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta dhe ofrojnë të gjitha garancitë për fshehtësinë e votës. I kemi bërë me dije Kuvendit dhe kemi kërkuar buxhet potencialisht nëse do ecim me votimin elektronik vetëm për qarkun e Tiranës, që potencialisht përfshin edhe dy qarqet e tjera nëse do shtrojmë atje, dhe shkon një vlerë rreth 18.2 mln euro”, sqaroi Celibashi.

Sa i takon caktimit të datës së procesit zgjedhor, kreu i KQZ thotë se do të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë